Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur me inicialet N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.