Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, ka folur për herë të parë për takimin që media pranë Sali Berishës kanë thënë se është zhvilluar mes tij, Lulzim Bashës dhe Erion Veliajt. Ai i ka quajtur ato shpifje të Berishës dhe sqaroi se kanë qenë për ngushëllim në familjen e një miku.
“Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në familjen e një miku dhe kemi rastisur me shumë e shumë njerëz të tjerë. Po të hyja thellë do thoja qe kam rastisur edhe me njerëz të tjerë që janë krah Foltores”, tha ndër të tjera Balla, në një konferencë për mediat.
Në fakt, për këtë darkë private mes Ballës, Bashës dhe Veliajt ka reaguar dhe vetë kreu i PD. Disa orë pasi në media u publikua lajmi për këtë takim, Lulzim Basha reagoi duke thënë se ka qenë për ngushëllim në familjen e biznesmenit Hysenbelliu.
Këtë e konfirmoi dhe sot Taulant Balla, i cili tha se kanë qenë për ngushëllim në familjen e “një miku të vyer”.