Ndërkohë që partia i ka ikur me kohë, Lulzim Bashës duket se i ka ngelur të shpresojë te SPAK-u i Edi Ramës.
Ai ka lëshuar disa prej ‘skifterëve’ të tij, që të kërkojnë hetim nga SPAK për liderin historik demokrat, Sali Berisha.
Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin i Bashës, Roland Bejko tha për MCN TV se SPAK duhej të ishte vënë në lëvizje kundër Berishës.
Komentet e tij erdhën në një kohë kur SPAK i tha MCN se nuk ka asnjë informacion për Sali Berishën.
Ndërkohë Lulzim Basha ka treguar një besim të tepruar te SPAK me komentet e tij të fundit, aq sa është ironizuar nga vetë kreu i kësaj strukture në një deklaratë publike.
Për ekspertët e politikës, Basha po i bën lajka SPAK me qëllim mbylljen e çështjeve të tij madhore.