Tragjedi pranë brigjeve të Tripolit, 28 emigrantë gjenden të vdekur pasi varka u përmbyt, mes tyre gra dhe fëmijë

0
114

Të paktën 28 emigrantë janë gjetur të vdekur pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt. Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ndodhej një fëmijë dhe dy gra. Trupat e emigrantëve u gjetën në qytetin bregdetar të Khims, rreth 90 km nga Tripoli. Tragjedia e fundit vjen vetëm disa ditë pasi 160 emigrantë vdiqën brenda një jave në incidente të ngjashme, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura këtë vit në 1500, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

IOM thotë se më shumë se 30,000 migrantë janë kapur në të njëjtën periudhë dhe janë kthyer në Libi. Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar ngushtë me Rojet Bregdetare Libiane për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet evropiane. Pas kthimit të tyre, shumë përballen me abuzime të mëtejshme të tmerrshme në qendrat e paraburgimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here