Kryeministri Rama shpesh herë bëhet pjesë e debatit me ndjekësit në Facebook. Së fundmi ai ka postuar konviktet e reja të Universitetit Bujqësor, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Njëri nga ndjekësit e ka pyetur se çfarë plani konkret ka për shpopullimin e vendit, pasi shqiptarët po largohen jashtë vendit.
“Urime per keto gjera te bukura zoti kryeminister po per shpopullimin e vendit duhet ber dicka… u larguam edhe ne te ashtuquajturit me mundesi te vogla ne buqesi cmimet e pesticideve dhe plerave kimike rriten malli ngel pa shitur.. keni ndonje plan konkret per buqesin?” shkruan qyteetari.
Kryeministri Rama ka zgjedhur që në vend të planit konkret, t’i urojë Vitin e Ri ndjekësit familjarisht.
“Rritja e eksporteve eshte mesimi me i mire per te gjithe, duhet ndjekur shembulli i atyre qe bashkojne forcat ne bujqesi, nuk mund te rrihet me menjane me nje ngaster! Gezuar familjarisht e me shendet Vitin e Ri,” shkruan Rama në përgjigjen e tij.