Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur mesditën e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai ka mbajtur një takim me demorkatët atje, në 31 vjetorin e themelimit të degës së PD në Vlorë, ku ka dhënë dhe disa mesazhe për betejën në PD.
Sipas tij, 2021 mbyllet me një PD të fortë dhe një parti opozitare të vërtetë, e gatshme të përballet me atë që ai e quan regjimi i narkoshtetit.
“Ne mbyllëm vitin, i cili në shumë aspekte do ishte i tmerrshëm për shqiptarët, ku narkoshteti mori mandatin e tretë në mënyrën më të pamerituar. Shqiptarët janë sot qytetarët më të plaçkitur. Kur papunësia ka mbuluar vendin, por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për vendin tonë. Ne e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë”, tha Berisha ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit të vitit 2021. Sot PD është bërë shembull për shqiptarët, sepse u trgojë atyre se ne jemi ata që sollëm votën e lirë. Ne votuam të lirë. Ne u mblodhëm në foltoret tona anë e kënd Shqipërisë, në biseda nga më të sinqertat të zhvilluara në këtë vend.
Firmosëm për të thirrur Kuvendin tonë. Sepse ata që drejtonin i kapi një frikë dhe tmerr nga ju. Nuk pranonin forumet, nuk pranonin anëtarësinë. Mblodhëm Kuvendin e 11 dhjetorit. Mrekullinë e vërtetë të pluralizmit politik shqiptar.
Ne mbyllëm vitin, i cili në shumë aspekte do ishte i tmerrshëm për shqiptarët, ku narkoshteti mori mandatin e tretë në mënyrën më të pamerituar. Shqiptarët janë sot qytetarët më të plaçkitur. Kur papunësia ka mbuluar vendin, por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për vendin tonë. Ne e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë.
E mbyllim këtë vit me një forcë politike të vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me pushtetin.