Dështon takimi i Lulzim Bashës në Dibër.
Edhe pse ai kishte paralajmëruar se takimin e ka kërkuar baza, e vërteta është ndryshe.
Jo vetëm kaq, por bashkë me Bashën në qytetin e Peshkopisë kanë mbërritur njerëz të importuar nga Tirana apo qytetet fqinje si Bulqiza dhe Burreli dhe sërish salla nuk u mbush.
Demokratët e Dibrës janë shprehur të irrituar me këtë vizitë. Ata thanë se Basha është peng dhe nuk ka përkrahjen e askujt në bazë.