Policia dhe prokuroria e Lezhës kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona që dyshohet të jenë ekzekutorët e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhuliano Prelës.
Hetimi një vjeçar ka sjellë arrestimin e dy kushërinjve S. Hysa dhe R. Hysa, ku njërit prej tyre, i është gjendur dhe arma tip pistoletë brenda në shtëpi.
Arma i është nënshtruar një ekzaminimi balistik, ku rezultoi se ishte pikërisht e njëjta armë që dyshohet me të cilën është kryer vrasja.
Hysa nuk ka pranuar të flasë, pas gjetjes së armës duke u mjaftuar me deklaratën se ai nuk është autori.
Ora News mëson se personi i dytë i arrestuar për vrasjen e policit Xhuliano Prela në 5 dhjetor 2020, është R.Hysa.
Edhe R.Hysës i është gjendur një armë zjarri në banesën e tij.
Pas arrestimit të dy kushërinjve dhe sigurimit të armës së krimit, me të cilën dyshohet se u ekzekutua punonjësi i FNSH, Xhuliano Prela, gjykata e Lezhës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për N.Shernikun.