SPAK ‘lan duart’ me të dhënat/ Kraja: Po hetojmë të tre inceneratorët

0
152

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja shprehet se nuk është në kompetencat e SPAK, hetimi lidhur me publikimin e databazës me pagat dhe të dhënat personale.

Në një prononcim për mediat, ai shprehet se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë prokuroria do të hetojë.

“Prokuroria e Posaçme vepron sipas kompetencave, dhe hetimi i të dhënave nuk është në kompetencën tonë. Nëse përfshihen veprat penale të komptencave tona atëherë ne do hetojmë,” tha ai.

I pyetur nëse do të ketë hetim për çështjen e inceneratorëve të Tiranës, Kraja deklaroi se hetimi është i hapur për të tre inceneratorët.

“Ka hetim për të tre inceneratorët,” tha ai, duke shtuar se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here