FOTO/ ‘Ai fëmijë, ku me bukë e ku pa bukë! Po mblodhëm kapaçka sot, do të hajë’ – Tek mjerimi në Korçë

0
169

Ndërkohë që Korça është zbukuruar aq bukur për festat e të gjithë kanë zgjedhur qytetin juglindor për të festuar  jo çdokush në këtë qytet do të ketë mundësinë që natën e ndërrimit të viteve të kenë tryezën tradicionale të shijshme të ushqimeve.

Gazetarja Sidorela Xhomaqi e SYRI TV në Korçë ka shkuar të vizitojë, familjet  Leskoviku dhe Çoçi, të cilat jetojnë në qytetin e Korçës në baraka të improvizuara si banesa.

“E para që hasim sapo shkojmë është Dhurata Çoçi, e cila na tregon se brenda kësaj barake jetojnë 7 pjesëtarë mes të cilëve dhe nipi i saj i vogël. Jetesa është shumë e vështirë dhe Dhurata na tregon se pjesëtarët e tjerë nuk ndodhen në banesë pasi çdo ditë dalin herët dhe kontrollojnë nëpër nëpër kazanë mbeturinash për të mbledhur “kapaçka”  për të siguruar ushqim . Edhe ndihma ekonomike prej 30 mijë lekësh të vjetër u është prerë nga bashkia, pasi një prej fëmijëve ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Ndërkohë Dhurata shprehet qe tavolina e mbrëmjes së ndërrimit të viteve nuk do të jetë ndryshe nga ushqimet që konsumojnë çdo ditë e ndër të tjera nipin e saj nuk do të mund ta gëzojë me dhuratë, por shpreson që të kujtohet bashkia ose ndonjë organizatë.

Të moshuar e të sëmurë në barakën që mund të shembet nga momenti në moment jetojnë dhe Liljana dhe Bashkim Leskoviku. Pasi truallit i del pronari kjo familje u nxor nga banesa dhe prej 20 vitesh jeton mes frikës se këto dërrasa, plastmase dhe lloj lloj materialesh që e mbajnë në këmbë mund t’i zërë brenda.  Asistenca prej 3 mijë lekësh është e vetmja e ardhur për këta 2 të moshuar që nuk u del as për pagesën e dritave dhe medikamenteve .

Janë fqinjët të cilët i kanë ndihmua këto familje të cilat nuk mund të blejnë as ujë për të pirë.

Çdo ditë është sfidë mbijetese për këto familje, të cilat jo vetëm natën e Vitit të Ri, po nuk gëzojnë asnjë natë të jetës së tyre, se nëse nuk nxjerrin dot ndonjë kacidhe, mundet të flenë edhe me barkun bosh.

ImageImage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here