Globi 500-vjeçar në ankand, artifakti i shekullit të 16-të një nga më të vjetrit në shitje

0
153

Një glob i rrallë i shekullit të 16 pritet të dalë në shitje në Britaninë e Madhe. Globi besohet të jetë 500 vjeçar dhe më parë i përkiste një anëtari të seksionit të Monumenteve, Arteve të Bukura dhe Arkivave. Ai vlerësohet si një nga globet më të hershëm dhe potencialisht më i vjetri që ka dalë ndonjëherë në ankand.

Një glob i shekullit të 16-të besohet se është më i vjetri që pritet të dalë ndonjëherë në ankand. Artifakti “i çmuar”, i cili përmban përbindësha deti, anije dhe një përshkrim të Tritonit, perëndisë greke të detit del në shitje nga Shtëpia britanike e Ankandeve ”Hansons”.

Globi besohet të jetë 500 vjeçar dhe më parë i përkiste një anëtari të seksionit të Monumenteve, Arteve të Bukura dhe Arkivave.

Jim Spencer, kreu i Shtëpisë së Ankandit “Hansons”, ishte “shtangur” kur një pjesëtar i publikut solli globin për shitje.

Hulumtimi i kryer më pas zbuloi se ai daton rreth viteve 1550/60, duke e bërë atë një nga globet më të hershëm tokësor dhe potencialisht më të vjetrin që ka dalë ndonjëherë në ankand. Çmimi fillestar është vendosur në 20,000-30,000 £.

“Mosha e globit tonë e vendos atë ndër më të rrallët në ekzistencë. Është më i vjetër se globet e tjerë tokësorë në shumë muzeume të mëdha, duke përfshirë Bibliotekën Britanike dhe Muzeun Britanik,” tha Spencer.

Sipas ekspertit të artit, globi më i vjetër në botë është Erdapfel i cili daton në 1492, i ndjekur nga Globi i Vezëve të Strucit i vitit 1504 i cili u shit në Panairin e Hartave në Londër në 2012.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here