Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët.
Kryemadhi shkruan se ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve, ndërsa thekson se me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare, do të triumfojë.
Postimi i plotë:
Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve. Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar.