Pabesitë e stisura të 2021-it dhe betejat përcaktuese të 2022-it (..të cilat vendosin fatin e Berishës, Bashës e vetë Ramës)

0
221

Nga Gëzim Saliu

Nisja e vitit 2021 në aspektin politik solli angazhimin e palëve politike drejt fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 25 prillit. Këto zgjedhje pritet të ishin përcaktuese si për karrierën e Edi Ramës ashtu edhe për atë të Lulzim Bashës. Së ç’ndodhi më pas të gjithë jemi dëshmitarë, të dy vazhduan rolet respektive, ndonëse ai që do ishte kreu i PD edhe pas humbjes katastrofike ( jo nga rezultati por nga pritshmëritë) u përplas më pas më dallgën e pakalueshme brenda selisë blu me emrin Sali Berisha.

Por histori tjetër kjo që do e cekim më poshtë në këtë shkrim.

Angazhimi i rilindasve për zgjedhjet ishte i herët. Madje Rama kishte ndarë korrdinatorët dhe drejtuesit e çdo qarku që në tre muajt e fundit të 2020-ës, duke mos i lënë asgjë rastësisë. Nga ana e tij Basha, sic edhe ka treguar gjithnjë në 8 vite opozitarizëm, çdo gjë ja la minutës së fundit. Si për emrat e drejtuesve të qarqeve, ashtu edhe për ndarjen e strategjisë me aleatin LSI për hyrjen në fushatë, zgjedhjet u bënë shumë vonë. Nëse do ta cilësonim 25 prillin si një garë 1000 metërshi, Edi Rama tashmë e kishte nisur betejën dhe ndodhej 200 metra para opozitës, e cila ishte ende tek vija e startit.

Nuk duhet lënë pa përmendur sigurisht një prej armëve më të rëndësishme të pushtetit në këtë garë zgjedhore, e cila për të qenë e sinqertë ishte e pandershme dhe jo e barabartë; Shteti dhe partia në zgjedhje u bënë një! Këtë fakt e citoi si asnjëherë më parë edhe OSBE/ODIHR në raportin për 25 prillin. Rama duke njohur mirë mentalitetin shqiptar, nisi të shpërndajë masivisht paratë për të dëmtuarit nga tërmeti vetëm në javën e fundit të fushatës. Madje edhe ndihmat sociale dhe përcaktime të tjera të këtij lloji u shfrytëzuan hapur nga pushteti në favor të PS-së.

E megjithatë, sa më sipër nuk mund të përbjë një alibi për humbjen e ripërsëritur të zgjedhjeve nga PD dhe opozita. Kjo e fundit nën kryesimin e Lulzim Bashës ishte në dijeni të gjithë makinacioneve të Edi Ramës. Basha kishte premtuar se këtë herë do arrinte ta ndalte Edi Ramën përtej çdo strategjie që kryeministri mund të përdorte, duke dhënë idenë e një ndryshimi të madh që do të ndodhte në 25 prill.

Por asgjë e tillë nuk ndodhi. Basha nuk arriti të bëj për vetë votuesit e pavendosur, madje i la fushë të lirë Ramës tek ky target grup, duke mos ju kundërpërgjigjur sulmeve të tij, të cilat bazoheshin tek deviza: “Luli është i mirë, por mbrapa tij janë Meta e Berisha”. Sic edhe e tregoi koha, ndoshta kjo ishte pjesë e njëstrategjie të përbashkët, ose më së paku, heshtja e Bashës ndaj këtyre etiketimeve, ishte miratim i akuzave të Ramës ndaj Presidentit dhe ish-kryeministrit. Sot Basha flet për tekëndësh tyë Bermudës, duke bërë bashkë Ramën, Metën e Berishën!

 

Humbja e zgjedhjeve më 25 prill solli një dëshpërim të logjikshëm në radhët e opozitës. LSI kuptoi nga ana e saj, se loja mes radhëve të koalicionit nuk ishte luajtur si duhet. Madje Kryemadhi në një dalje publike dy ditë pas zgjedheve pranoi se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve locale të 2019-ës,  ishin strategji të gabuara që ndikuan në rezulatin humës të opozitës në 25 prill. Nga ana e tij, kur të gjithë prisnin dorëheqjen e kryedemokratit pas humbjes së tre palë zgjedhjeve dhe lënies së tavolinë të njërës prej tyre, Lulzim Basha doli dhe foli për një masakër zgjedhore. Madje u përbetua se do ta demaskonte të gjithë këtë maskaër, duke krijuar atë që do të cilësohej në media si ‘libri i zi i 25 prillit’, mbushur me dokumenta e fakte për tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve. Por krejt ndryshe nga sa premtoi, Basha vetëm një muaj pas zgjedhjeve ju fut hallit personal, duke hapur garë për kryetarin e partisë. U harrua masakra zgjedhore, u legjitimua defacto 25 prilli dhe përqëndrimi i PD nën drejtimin e Bashë u fokusua te gara e brendshme.

Madje edhe në këtë garë të brendshme,Basha çedoi në respektimin e rregullave të një garë të barabartë, duke disfavorizuar ndjeshëm kandidatët e tij përballë, sic ishin Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Dhe ashtu sic nisi, ajo garë u bitis. Basha mori një rikonfirmim të pavlerë brenda radhëve, ndërsa shumica e anëtarëve bojikotuan votimet.

Dhe mes këtyre zhvillimeve, do të ndodhte ngjarja kulminante e këtij viti në politikën shqiptare. Krejt papritmas, si një rrufe në qiell të hapur, ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij do të shpalleshin ‘non grata’ nga SHBA, vetëm pak më shumë se një muaj nga humbja e zgjedhjeve nga opozita.

Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet, ao do ishte marrë ky vendim? Kjo mbetet pyetja 100 milionëshe e cila ende sot nuk ka një përgjigje. E megjithatë, në arsyetimin e vendimit ndaj Berishës për korrupsion dhe minim të demokracisë, sekretari amerikan nuk paraqiti fakte e prova. Edhe sot ende mungojnë! Nga ana e tij Sali Berisha u kundërpërgjigj me një aksion po aq të pamenduar saç ishte edhe vetë vendimi i SHBA ndaj tij. Në emër të integritetit, ai hodhi në gjyq në Paris,sekretarin amerikan të shtetit Blinken. Se cfarë do të ndodhë me këtë çështje, mbetet të presim 2022-in.

Vendimi ‘non grata’ nga SHBA ndaj Sali Berishës solli pasoja të parikuperueshme brenda radhëve të demokratëve. Lulzim Basha, njeriu që çdo arritje të tij në politikë e kishte në saj të Sali Berishës, që nga sjellja e tij te KOP-I i famshëm i 2005-ës e deri te emërimet në postet kyçe si ministër e më pas mbështetja si kryetar, vendosi atë që pakkush e besonte. Basha përjashtoi përkohësisht Sali Berishën nga grupi parlamentar, duke argumentuar vendimin, se PD nuk mund të dilte kundër SHBA-ve. Ndonëse Berisha ja kishte parashtruar edhe personalisht zgjidhjen, duke i pohuar se beteja e tij me SHBA-të do ishte në rafshin personal e se PD nuk duhej të përfshihej, Basha zgjodhi përjashtimin e liderit historik demokrat.

Ky veprim solli reagimin e fortë të Berishës, i cili në një konferencë për shtyp deklaroi se do të niste betejën e tij për të çlituar PD-në nga ai që e cilësoi si pengu i Edi Ramës. Dhe nga kjo përplasje e brendshme, mori jetë edhe “Foltorja”. Lëvizja e Berishës në çdo cep të Shqipërisë , duke bashkëbiseduar me demokratët, pati impakt direkt te anëtarësia, e cila menjëherë mori krah në debatin e brednshëm. Madje Berisha si një aktor me eksperiencë i politikës, gjeti edhe formën me anë të së cilës ai do të shkarkonte Bashën. Me argumentin legjitim të shkeljes së statutit në marrjen e vendimit ndaj tij, Berisha vendosi të thërriste Kuvendin Kombëtar me firmat e vetë delegatëve, gjë e cila ishte e parashkruar edhe në ‘kushtetutën’ e demokratëve.

Nga një Foltore në tjetrën, Berisha nisi të shtojë dozën e sulmeve ndaj Bashës, duke dhënë prova se pse sipas tij, kryedemokrati kishte marrë vendimmarje të dyshimta në krye të PD-së, duke lënë shijen e një bashkëpunimi të fshehtë me Ramën. Dy ndër akuzat më të forta të Berishës ndaj Bashës ishin ato për çështjen “Muzin” dhe atë të “Toyota Yaris”, duke vënë në dukje gjithashtu listën e zgjedjeve të 2017-ës dhe vendimet për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Nuk mungoi reagimi befasues i Bashës, i cili krejt ndryshe nga deklaratat e tij në  9 shtator, ku vlerësonte Berishën për të gjitha kontributet e tij të pazëvendësueshme në zhvillimin e vendit dhe PD-së, e quajti ish-kryeministrin si mbetje e komunizmit, ndërsa mbështetësit e tij si pjesë e llumit. Kjo deklaratë e Bashës solli zemërim të fortë të një pjese të mirë të demokratëve, të cilët ndoshta deri para këtij qëndrimi, ende nuk e kishin ndarë mendjen se cilin kah do të mbështesnin në luftën Basha-Berisha.

Ndërkohë ndaj Berishës nisi të shfaqej edhe mbështetja e deputetëve të grupit parlamentar, ku me radhë nga Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Lua Baçi Edmond Spaho, Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka, Albana Vokshi, Bujar Leskaj. Ndërkohë një pjesë e mirë e grupit parlamentar ende nuk janë të vendosur qartazi, duke pritur ndoshta rezultatin përfundimtar të përballjes mes palëve. Ndërkohë në krah të Bashës dolën Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Dash Sula, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oriola Pampuri dhe Ervin Salianji.

Berisha e kulmoi lëvizjen e tij me mbeldhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor, ditën më simbolike të demokratëve, ë përkonte edhe me lindjen e PD-së, 31 vite më parë. Në Kuvendin e thirrur nga Berisha pati një pjesëmarrje massive të delegatëve të Kuvendit, ndërsa u vendos me votë shkarkimi i Lulzim Bashës. Por Berisha nuk e la me kaq! Për ti dhënë legjitimitet të plotë vendimit, ai vendosi mbajtjen e njëreferndumi, bash në ditën kur Basha mbante atë që u cilësua si antiKuvendi.

Me votat e mbi 43 mijë demokratëve, u vedos shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar i partisë. Basha nga ana e tij, nuk e njohu vendimarrjen, duke dhënë argument procedurial në kundërshtim të tij. Kush e ndoqi me detaje të gjithë përballjen mes palëve, vërejti qartazi se pjesa më e madhe e anëtarësisë mbështetën Berishën, ndërsa Basha kontrollon ende pjesën burokrate të partisë. Tashmë palët kanë dërguar statutet e rejanë gjykatë, veprim të cilin Basha duhej ta kishte ndërmarrë muaj më parë që prej Kuvendit të qershorit, por e kreu vetëm pasi Berisha depozitoi ndryshimet e stautit të ndërmarra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Grupimi për Rithemelimin e PD, i votuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit i ka vendosurBashëq ultimatum datën 5 Janar për tu larguar nga zyrat dhe për të respektuar votën e mbi 43 miëj anëtarëve të partisë. Përndryshe është paralajmëruar një protestë në 8 Janar, e cila pritet të nisë nga selia e PD-së e të përmbyllet para Kryeministrisë. Basha nga ana e tij nuk duket i gatshëm të lëshojë karrigen që më së paku e mban pa moral që nga humbja e 25 prillit. Se cili do jetë verdikti i kësja përballjeje, mund ta zbullojmë vetëm në 2022-in. Mund të zgjasë pak ditë nga Viti i Rip or edhe deri në fund të tij.

Nga ana tjetër, Edi Rama duket se që pas 25 prillit, hallin nuk e ka më me opozitën, e cila në saj edhe të dobësisë apo pazarit, quajini si të doni, të Lulzim Bashës, i ka krijuar kushte komfortabël kryeministrit në kolltukun e tij të pushtetit.

Edi Rama hallin e ka me skandalet e njëpasnjëshme që kanë filluar të mbajnë erë edhe tek diplomatët e huaj, të cilët shpesh i konfondon përmes stategjive dhe makinacioneve që i ka iniciuar që me dyshen Vlahutin-Lu. Çështja e incineratorëve, e cila deri më tani ka ngrënë kokën e ish-ministrit Lefter Koka, pritet të jetë një bum arrestimesh në vitin 2022. A do mund të shkojë përgjegjësia te firmëtarët e tjerë të këtij akti? Mbetet për tu parë, ndoshta dhe një test besueshmëri në publik për SPAK-un, i cili deri më tani ka vepruar më shumë me regji të komanduar se në saj të provave e fakteve evidente për korupsion qeveritar në shumë çështje të denoncuar përgjatë këtyre viteve.

E megjithatë, Rama mban gjithnjë sy te opozita. Padyshim interesi i tij maksimal është që Lulzim Bash atë vazhdojë të jetë në krye të saj, pasi me Sali Berishën, di fare mirë se shanset e marrëveshjeve si ato të 17 majit apo 5 Qershorit, nuk kanë mundësi të ekzistojnë. Ndaj beteja brenda opozitës, është  në fakt përcaktuese edhe për vetë fatin e Edi Ramës, pasi ky 4-vjeçar në vijim mund të jetë Ii njejtë i rejhatshëm si 8 vitet e mëparshme me Bashën si kundërshtar, por mund të kthehet edhe në ferr, nëse para të qënron Sali Berisha. Mos harrojmë se vetëm 6 muaj nga nisja e vitit 2022, jetës politike i rikthehet një actor i rëndësishëm si Ilir Meta, i cili me gjasë do ti ribashkohe5t familjes politike sëcilës imdha jetë në 2004-ën, LSI-së.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here