Zgjat pak muaj aventura te Lyoni, Xherdan Shaqiri drejt largimit nga francezët

0
120

Mund të quhet e mbyllur dhe aspak e suksesshme aventura e Xherdan Shaqirit te Lyoni.

Siç raporton prestigjozja “L’Equipe”, lojtari me origjinë shqiptare nuk ka dhënë atë që pritej dhe sot nuk është zgjedhja e parë për sulmin e skuadrës.

Duke qenë se nuk ka luajtur rregullisht edhe lojtari vet është i pakënaqur për këtë situatë dhe konfirmohet se për një ofertë serioze, Lyoni është gati të ulet në tryezën e bisedimeve.

Nga ana tjetër te Lyoni po mendojnë një goditje në sulm, Azmoun i Zenitit dhe për të arritur aty duhet me patjetër të shesë një lojtar.

Shaqiri duket ai që është më larg projektit të ekipit ndaj dhe në Janar, largimi i tij duket i pashmangshëm nga klubi francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here