Arqipeshkvi i dioqezes së Durrësit dhe Tiranës, monsinjor George Frendo në intervistë për Fax News ka treguar se me cilat ndjesi do të largohet nga Shqipëria, pasi ka mbyllur misonin e tij.
“Hoqa dorë nga martesa, por jo nga dashuria” kështu e cilësoi vendimin për tu bërë prift, Arqipeshkvi I dioqezës së Tiranës dhe Durrës, monsinjor George Frendo, tashmë që ka dalë në pension dhe do të largohet nga Shqipëria.
Në një rrëfim emocional, monsinjor Frendo ka treguar arsyet se pse zgjodhi të bëhej kirurg shpirtëror. Ndërsa vendimin e mori në moshën 16 vjeccare, shprehet i shqetësuar për të rinjtë e sotëm që nuk duan të marrin përgjegjësi për jetën dhe të ardhmen e tyre.
Shqipëria e varfër por me shpirt të pasur, nuk është më ashtu sicc e gjeti monsinjor Frendo, por e kundërta. Dhe rol në këtë ka politika, ku mesazhi për ta nuk mungon.
Monsinjor Frendo, nuk pranoi të bëjë publik faktin se kush e propozoi emrin e pasardhësit të tij, dhe gjithashtu tregoi se do të vazhdojë të jetojë në Kuvend në vendlindjen e tij në Maltë.
“Isha në një fshat afër Durrësit, në Sukth. Situata në Shqipëri ishte shumë ndryshe nga ajo sotmja, sepse kishte shumë varfëri, por sot janë më pak të varfër. Por të varfërit që janë sot janë bërë më të varfër. Shumë gjëra që janë përmirësuar, përshembull janë bërë hapa në fushën e infrastrukturës, dhe në fushën e edukimit. Sot më kujtohet kur erdha këtu asnjeri nuk fliste anglisht, por vetëm italisht që e kishin mësuar nga televizori. Sot të rinjtë të gjithë pak a shumë flasin anglisht. Që nga fëmijëria fillojnë të mësojnë këtë gjuhë ndërkombëtare. Nga ky aspket është përmirësuar. Mënyra si vishen njerëzit përshembull, sipas modës europiane. Megjithatë në disa aspekte të tjera nuk ka përmirësim”, e nisi rrëfimin e tij Frendo.