Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo është sulmuar nga katër hajdutë gjatë një vjedhjeje të organizuar në shtëpinë e tij.
Cancelo ishte me familjen e tij kur ndodhi vjedhja dhe nuk mbeti pa lëndime, pasi përfundoi me disa çarje në fytyrë.
Është vetë lojtari portugez që tregoi se ishte viktimë e një vjedhje në shtëpinë e tij, ndërsa mbeti i lënduar duke mbrojtur familjen e tij.
“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time”.
“Kur tregoni rezistencë, kjo është ajo që ndodh. Ata arritën të merrnin të gjitha stolitë dhe të më linin me fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di si ka njerëz me kaq poshtërsi”.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është familja ime dhe për fat të mirë janë të gjithë mirë”.
“Dhe unë pas kaq shumë pengesash në jetën time, kjo është vetëm një tjetër që do të kapërcej. I vendosur dhe i fortë, si gjithmonë”, shkroi Cancelo në Instagram.
Për sulmin e hajdutëve në shtëpinë e Cancelos ka reaguar edhe klubi anglez, Manchester City.
“Jemi të shokuar dhe të tmerruar që Joao Cancelo dhe familja e tij iu nënshtruan një vjedhjeje në shtëpinë e tyre këtë mbrëmje gjatë së cilës Joao u sulmua gjithashtu”.
“Joao dhe familja e tij po mbështeten nga klubi dhe ai po ndihmon policinë me hetimet e tyre ndërsa ata hetojnë këtë çështje shumë serioze”, thuhet në deklaratën e Cityt.