Sot dita e fundit e vitit 2021/ Asnjë kufizim natën e ndërrimit të viteve, shqiptarët festojnë lirshëm pa orë policore

0
144

Për të dytin vit me radhë jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota festojnë natën e ndërrimit të viteve në kushtet e pandemisë.

Mesnata e sotme do të shënojë edhe fillimin e një viti të ri, me shpresën që të jetë sa më i mbarë dhe lutjen e të gjithëve, që pandemia e covid të përfundojë.

Por ndryshe nga një vit më parë, sot nuk do të ketë orë policore, duke bërë që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe të festojnë me miqtë, kuptohet duke respektuar masat anti-Covid.

Frika është edhe më e lartë, pasi në Shqipëri janë konfirmuar edhe rastet me para më variantin Omicron, i cili ka “pushtuar” pothuajse gjithë botën.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit thanë se pavarësisht se ora policore nuk do të jetë në fuqi, në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, pasi respektimi i masave është një përgjegjësi individuale.

Kujtojmë që duke filluar 4 janari, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here