Nuk dinë të ndalur aksidentet e përgjakshme në Shqipëri. Një viktimë është shënuar në aksin Peshkopi-Maqellarë, pasi një mjet ka dalë nga rruga.
NJOFTIMI ZYRTAR
Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.