Ylli Manajni/ Resume për çështjet e mbyllura nga SPAK! Nga uniformat e policisë tek inceneratorët…..

0
992
Nga Ylli Manjani
Meqë ky vit filloi me lajme nga SPAK, janë disa momente që nuk mund të mos tërheqin vemendjen:
1. Çështja komisioni i tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, u shfry. Nga hetimi nuk doli as kush i porositi e as përse i porositi. Gjykata kundër korrupsionit (shkalla e parë)dënoi në mënyrë të sforcuar komisionin, por nuk ndëshkoi korrupsionin.
Asnjë i korruptuar nuk u gjet e as u dënua.
Ndërkohë kontrata e lidhur është në fuqi dhe shteti vijon ti blejë ato uniforma.
2. Përse e dinte Kryeministri arrestimin e mjekut Edvin Prifti, kur ky i fundit ende skishte dalë para gjykatës?!
3. Arrestimi dhe mbajtja në burg i Thoma Gëllçit për llogari apo inat të dikujt, është flagrante.
Nëse zyrtarët arrestohen përse shtyjnë njoftime tenderash, pa asnjë pasojë financiare, atëhere të gjithë punonjësit publikë ta mbledhin mendjen se burgu është me detyrim si dikur ushtria.
4. Për çështjen e inceneratorëve pyetja qëndron:
duan të sqarojnë skemën korruptive, apo të dënojnë hallka të vepanta të saj për të mbuluar skemën?!
Kjo çështje nuk mund të quhet e hetuar plotësisht kur ende nuk është arrestuar “i zoti i punës”, ai që është ndërtuesi i të 3 djegësve, Mirel Mërtiri pra. Nga ky duhet të fillonte hetimi. Nga korrupsioni duhet të shkohej drejt bakshishit.
Me dënimin e bakshishit nuk mbulohet dot korrupsioni.
5. Cështja e Bashkisë Lushnje, tregon edhe njëherë se SPAK është i mbingarkuar me çështje rutinë. Kjo mbingarkesë, nuk e di, shërben si alibi apo si arsye përse SPAK nuk heton vendimmarrësit në këtë vend.
Ata që japin pasurinë publike me koncension dhe që i shpenzojnë paratë publike sipas qejfit.
Si nuk u kontrollua zyra, pa le shtëpia e një ministri në detyrë?! Apo qoft
Edhe e një drejtori, meqë për Kryeministrin qenka e pamundur?!
E pra për këtë gjë u krijua SPAK, jo për të të kujtuar filmat e së shkuarës…
6. Sa trafikantë dhe koka të krimit të organizuar kapën e dënuan?! Kjo është pyetja themelore. Se shoferë e punonjës firmash janë kapur gjithmonë…
Askush nuk e mendoi SPAK si intrument ikuizicioni në dorë të pushtetit politik. Por sjellja e këti institucioni lë shumë hapësira për ta menduar këtë gjë..☹️
Të shohim në vijim, por nuk ishte ky SPAK që u dizenjua konsensualisht në 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here