Nga Enver Bytyçi
Halli i demokrateve nuk eshte Sali Berisha, sic thote Lul Basha! Halli i demokrateve eshte Luli vete, sepse anetaresia e PD-se e di qe Berisha nuk ndryhet e mbyllet brenda me dyer e brava te blinduara! Nuk fshihet ne bunker per t’u ik demokrateve!
Halli i demokrateve eshte Luli vete, sepse asnje te ardhme nuk ka me kete kukull te George Sorosi-t, qe nuk guxon as Aleksander Vuciqin ta permende nga frika e Sander Sorosit!
Nderkohe:
Eshte hera e pare ne histori qe nje kryetar partie nuk njeh partine e vet. Kete po e ben Lulzim Basha!
Eshte hera e pare ne histori qe nje kryetar partie nuk iken, kur anetaresia e perze me vote! Kete e ben Lulzim Basha!
Eshte hera e pare ne histori qe nje kryetar partie mbrohet me forca te armatosura nga frika e anetaresise se tij! Kete e ben Lulzim Basha!
Eshte unike dhe e paprecedente qe kryetari i partise korrupton disa funksionare te emruar te tij dhe me keta mban peng partine e vet!
Eshte hera e pare ne histori kur nje kryetar partie ka per mision shkaterrimin e partise qe e drejton per llogari te biznesit te tij me pushtetin e narko-shtetit dhe organizata te tilla si George Soros! Edhe kete e ben Lulzim Basha!
Me daten 8 janar nuk proteston Sali Berisha, protestojne rreth 44 mije demokrate qe kane votuar shkarkimin e Lulzim Bashes, e te cileve Lulzim Basha nuk iu bindet! Prandaj ata do ta marrin Lulin per dore e do ta nxjerrin pertej hekurave qe po saldon rreth e rrotull partise se lirise!
Liria nuk zhvillohet ne bunker, Lul!