Balliu: Basha rrethohet nga servilë dhe njerëz të paguar nga Rama. Detyrë e anëtarësisë për t’ia kthyer selinë demokratëve

0
108

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka folur për situatën që po ndodh në PD, ku dyert e selisë janë blinduar, aq sa edhe disa deputetë që mbështesin Bashën u detyruan të prisnin përpara derës për t’u futur në seli.

Ai u shpreh në një intervistë në Ora News se dyert e PD do të hapen për të gjithë demokratët dhe shqiptarët, teksa shtoi se Basha rrethohet vetëm nga servilë që paguhen nga Rama. Balliu tha se Basha pati mundësinë që të vendoste interesat e demokratëve para interesave të tij dhe të kunatit, por ai refuzoi.

“Nuk ka asnjë aset më të madh për Ramën sesa Lulzim Basha. Kapja e opozitës është arsyeja pse Rama rri në pushtet, pavarësisht trafikut të drogës. Tashmë e ke bërë edhe familjen e Bashës pjesë të aferës së portit të Durrësit duke përfshirë kunatin e tij. Demokratët në orë 12 në 8 janar do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës. Basha pati mundësinë që të vendoste interesat e demokratëve para interesave të tij dhe të kunatit, por ai refuzoi. Tashmë është detyra e anëtarësisë për t’ia kthyer selinë demokratëve.

Dyer e PD-së do të hapen, do të hapen për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Nuk ekziston në asnjë vend të botës që mbyllen dyert e partisë. Bardhi tha se duhet marrë leje për tu futur në parti. Në 30 vite ajo parti nuk është mbyllur kurrë, as në vitin 1997. Ky është një akt i turpshëm nga Basha. Çon në SPAK dhe kërkon në burg për deputetët e tij dhe nuk i lejon që të futen në seli. Ai është në panik dhe i vetmua, i rrethuar nga disa servilë që paguhen me paratë e Ramës. Basha nuk vendos dot se kush futet e del nga selia e PD-së”, tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here