Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Një video virale e aktorit po qarkullon në internet që prej mbrëmjes djeshme, kur gjatë spektaklit të Big Brother, Donaldi ka përmendur emrin e Borës.
Pa dashje, Donaldi ka thënë emrin e ish të dashurës së tij, Bora Zemanit kur donte të fliste dhe i ndërpreu fjalën Beniada Nishanit.
“Bora ja një sekondë, Beniada”, tha Donaldi, ku nuk e fshehu sikletin për ngatërrimin e emrit.
Ndërkohë në krah të tij ishte Beatrix Ramosaj, me të cilën kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së BBV.
Mbrëmjen e të martës, në spektakël u diskutua edhe lidhja e dashurisë mes tyre, ku herë pas here Beatrix ka shprehur rezerva dhe pakënaqësi nga sjellja e Donaldit.
Por ajo pranoi në Prime se ka pasur luhatje emocionale dhe “ndoshta e kam tepruar kur ai nuk ka qenë edhe vetë mirë. Po këto ditë kam qenë shumë mirë”.