Hajdarmataj: Lul! Nuk të jep burrni ngujimi në zyrë, por dalja me dinjitet!

0
158

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, i është drejtuar me një mesazh të ashpër ish-Kryetarit tLulzim Basha, që po mban peng selinë e demokratëve, pas skandalit të fundit të mbylljes dhe blindimit të dyerve të selisë.

Në mesazhin e saj në Fb, Hajdarmataj shprehet:

“Dyert e PD-së të mbyllura?! Turp e faqja e zezë! Shtëpia e Lirisë, e djepit të çertifikimit të Shqipërisë në NATO, e lëvizjes së lirë pa viza në BE dhe e shumë fitoreve të tjera, nuk mund të kyçet nga uzurpatorë dhe çeta njerëzish pa asnjë identitet, – thekson ish-deputetja.- Selia e PD-së ka qenë e hapur dhe në konfliktin e egër me kallashnikovë të ’97-ës sepse ajo ishte vatra ku njerëzit shihnin shpresën e ndezur se Shqipërisë do t’i kthehej stabilitetit e jo më tani që kemi breza të lindur e të rritur në liri.”

“Lul! – vijon shënimin Hajdarmataj. –  Burrni nuk të jep ngujimi tek kulla e zyrës, por dalja me dinjitet dhe kërkimi ndjesë gjithë demokratëve e shqiptarëve për nëntë vite mashtrim dhe abuzim me besimin dhe mbështetjen e tyre! Shqiponjat do të kthehen në fole dhe nuk ka asnjë pengesë në botë t’i ndalë. Më datë 8 janar do të na kesh aty, të ta bëjmë të ditur sërish se selia e PD-së është shtëpia e demokratëve dhe jo bunker ku struken pengjet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here