Lubonja: As në endrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar Shqipërinë siç është sot

0
156

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se me ironi se tani ka më pa shpresat sa kur kishte kur ishte në burg.

Ai shtoi se as në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e ka menduar këtë realitet të tanishëm dhe se zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore.

“Unë tani them se nuk kam më shpresat që kisha kur isha në burg. Kjo është tragjike.

Shpresoj që rinia të kuptojë se ky pesimizmi ynë vjen nga optimizmi i së kaluarës.

Të burgosurit e menduan të ardhmen se do të ishte një realitet shumë ndryshe. As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar këtë realitet. Zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore dhe besimin e shqiptarit te shqiptarit. Unë kam qenë në burg kur ka ardhur Nënë Tereza.

Ajo foli për Jezu Krishtin dhe tha se Atdheun do ta duam më shumë kur të duam njëri-tjetrin”, tha Lubonja në “Ora e Betit” në RTV Ora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here