Mercenarët e televisioneve/ Zbardhen pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun

Inceneratorët, afera më e akuzuar, në 30 vite demokraci, duket se i ka shtrirë “tentakulat” edhe në media.

CNA.al ka mundur të sigurojë dukumente dhe të dhëna ekskluzive, që tregojnë sesi televizione, gazetarë, e portale janë “blerë”, nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Pra, njerëzit e skemës së inceneratorëve në ElbasanFier dhe Tiranë.

Të dhënat zyrtare tregojnë pagesa, të cilat janë të ndryshme në varësi të “pazareve”, apo shërbimeve që kanë bërë mediat. Këto shpesh të justifikuara si “reklamë”.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
Klodian Zoto

Janë paguar duke u justifikuar për reklama në fakt ka media e portale periferike që janë paguar dhjetëra apo qindra milionë kur në fakt shumë prej tyre nuk kanë as audiencë e as lexime. Thjesht dhe vetëm kanë shërbyer si mjet propagande pro inceneratorëve apo sulmi ndaj atyre që denonconin këtë aferë korruptive.

Ashtu sikurse kemi paralajmëruar, CNA.al do të publikojë emra mediash, telvizionesh, portalesh dhe individësh, të gjithë ata që janë përfshirë dhe kanë marrë qoftë edhe një qindarkë nga kompanitë e inceneratorëve.

Një ndër këta persona, i cili ka përfituar nga inceneratorët, është Baton Haxhiu, i cili rezulton të jetë paguar nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës.

CNA.al do të sjellë më poshtë një tabelë, e cila tregon disa fatura, që janë para të ekzekutuara, për portalin e Baton Haxhiut nga një prej kompanive të inceneratorëve. Pagesa të justifikuara si reklama kur në fakt jepen si haraç për shërbëtorët e propagandës, kjo sepse potalin e Batonit nuk e lexon as vetë Batoni.

LEXO EDHE:  JOQ portal i Ilir Metës/ Përdor mediat për gjoba

Bëhet fjalë për pagesa të kryera nga kompanitë e inceneratorëve, për “Albanian Post”, që administrohet nga Baton Haxhiu, i cili është edhe ortak i vetëm me 100% të kapitalit.

Një ditë më parë, CNA.al publikoi të dhëna eskluzive, që tregojnë sesi ndër personat që ka përfituar nga inceneratorët, është edhe Irfan Hysenbelliu dhe kompanitë e tij.

CNA.al ka siguruar të dhëna zyrtare nga hetimet që tregojnë se “Focus Media Neës” shpk, K21909002K, ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve.(Lexo këtu)

Ndërkohë, ditë pas dite CNA.al do të vazhdojë të publikojë të gjithë klientelen mediatike, që kanë përfituar apo kanë marrë pagesa nga pronarët e inceneratorëve.

Detaje dhe fakte që përbëjnë një këmbanë alarmi për institucionet e drejtësisë./CNA.al

Mercenarët e televisioneve/ Zbardhen pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun

Bunkerizimi i selisë së PD/ Dera kryesore

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko