Deputeti demokrat Luan Baçi duke folur në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Fier, deklaroi se kjo degë ka pasur ditë të vështira dhe të lehta.
‘Sot festojmë 31-vjetorin e degës sonë. Me këtë rast dëshiroj që në emrin tim dhe strukturave të PD në Fier ju falënderon në këtë ditë gëzimi dhe ju uroj gëzuar festën.
Jam i lumtur që e festojmë me themeluesit dhe me të rinjtë. Ky 31 vjetor është i veçante se ne sot kemi liderin tone, themeluesin e PD, zotin Sali Berisha.
Faleminderit doktor Berisha që je i pranishëm në festën tonë. Sot ne duhet të kujtojmë me mirënjohje çdo demokrat të Fierit të vitit 1991, por në mënyrë të veçantë ata anëtarë që në 6 janar 1991 firmosën për themelimin e degës së PD në Fier. Guximi i tyre në atë moment historik ka tërë respektin tonë dhe mirënjohjen si Fatos Mihali, Veli Koçi, Stavri Furrxhi, Edmond Ymeri, Abdylla Ymeri, Xhelal Tahiri, Hasan Misiri, Vasil Kalemi dhe i paharruari Muhamet Sherri etj.
Sot ne festojmë por duhet të hedhim vështrimin prapa në histori, në 31 vite të degës Fier. Ne nuk kemi pasur ditë të lehta. Respekt për kryetarët e degës së PD në Fier. Vlerësim për sekretarët e degës në vite.
Në vijim, në vijmë sot në këtë 31 vjetor. Vitin e kaluar dega jonë realizoi procesin zgjedhor, me financat tona, pa asnjë ndihmë tjetër, me kohën tonë me përkushtimin dhe si për ironi edhe me pengesat nga drejtuesit e deleguar’, – tha Luan Baçi gjatë fjalës së tij.