Lulzim Basha për të mbajtur tërësisht në terr atë që po ndodh me blindimin e selisë blu, ka ndaluar futjen e gazetareve brenda godinës dhe i ka ftuar ti takoje në kafe.
Nuk ka asnjë rast të tillë, askund, ku gazetarët nuk lejohen të futen ne seli dhe takohen në kafe nga ai që mban peng selinë.
Kjo ka ndodhur me deputetin Lulzim Basha i cili me njerëz të maskuar dhe natën vendos të blindojë hyrjet e PD-së, ndërsa gjatë ditës nxjerr Gazment Bardhin për të thënë se aty po bëhen punime, por që nuk mund ti shikojë media.
E për Bashën, kafja që duhej të ishte e mesditës, ka qenë një kafe mëngjesi edhe pse është bërë rreth orës 11:15 minuta.