Berisha: Basha peng i dosjeve, është partner me Ramën në Portin e Durrësit

0
146

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31 vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se Lulzim Basha është peng i disa dosjeve.

Berisha u shpreh se siç po del tani, Basha është edhe partner me Edi Ramën në ndërtimin e portit të Durrësit.

Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:

Liria nuk vdes kurrë në zemrat tona. Shkelmimi i këtij parimi është themeli i çdo diktature. Ndaj njerëzisht kërkoj arsyetimin dhe vëmendjen tuaj po në mënyrë të veçantë të atyre anëtarëve dhe mbështetësve të PD që nuk u bënë pjesë që në fillim të këtij procesi, të bashkohen me ne.

Nuk është këtu çështje e karriges së atij apo tij personi, por e ekzistencës së demokracisë. Një minutë: çfarë na tha ky njeri dy muaj përpara. ‘Mua nuk më shkarkon Kuvendi se më ka zgjedhur anëtarësia’. Mirë. Ne e mblodhëm Kuvendin dhe u shkarkua sipas statusit që ka vendosur vetë por ne vendosëm mençurisht ta sjellim tej ju që kishin votuar në qershor, të vendosnit ju përveç Kuvendit për shkarkimin tuaj. Dhe kur ju me firmën tuaj 44 mijë firmosët shkarkimin e tij, ai harroi gjithçka dhe deklaroi se nuk e njoh Kuvendin!!! Nuk e njoh Referendumin!!! Në të cilin votuan dhjetëra mijëra demokratë më shumë se për zgjedhjen e tij në qershor.

Asnjë standard dhe normë morale për të bindur shqiptarët se ai është bërë famoz në problemet e matematikës kur thotë se 1958 që nuk ishin as çereku delegatë, në Pallatin e Kongreseve, ishin 5004 delegatë!!!!

Shumë kanë shtruar problemin nëse është ky zotëri me probleme madhore të shëndetit mendor. Unë them jo. Ky njeri është me çështje madhore të moralit njerëzor. Ky është peng në afera korrupsive, peng i dosjes së Nik Muzinit, peng i dosjes së ‘Tojota Jaris’ dhe është lidhur siç po duket edhe në afera biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën.

Pra kemi një farë të keqe të moralit njerëzor.

Data tetë është datë historikë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar se për herë të parë në historinë e këtij kombi e të një force politike, vendimin supreme të referendumit dhe anëtarësisë  e zbaton në një protestë festive paqësore vetë anëtarësia e PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here