Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të jetë në drekë në Fier, ku do të kremtojë 31-vjetorin e themelimit të PD-së, dega e Fierit.
Aktiviteti do organizohet në orën 14:00 në ambientet e Universitetit UFO në qendër të qytetit të Fierit.
Një ditë më parë u lajmërua se Berisha do jetë edhe në Gjirokastër, ku do kremtohet sot 31-vjetori i PD.
Aktiviteti do mbahet në orën 17:00 në Hotel Olimpik në qytetin e Gjirokastrës.
Kujtojmë se degët e mëdha të PD në Tiranë dhe rrethe e kanë ftuar Berishën që të jetë i pranishëm në festimet e 31-vjetorit të PD.