Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Presidenti i KF Elbasani, Arben Laze

0
145

Komuniteti i futbollit elbasanas dhe jo vetëm, ndodhen në zi.

Lajmi i hidhur ka ardhur në orët e vona të kësaj mesjave. Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Presidenti i “KF Elbasani” Arben Laze.

Presidenti i Verdh e Bluve u nda para kohe nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ai e humbi betejën me sëmundjen, ndërsa ndodhej i shtruar kohët e fundit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

” style=”padding: 0px; margin: 0px auto; box-sizing: border-box; width: 300px; border: none; display: block;”>

Arben Laze ishte President i “KF Elbasanit” prej rreth dy dekadash dhe gjatë viteve të para të presidencës së tij Verdh e Blutë ishin një nga ekipet elitare të futbollit shqiptar.

Gjatë sezonit 2004-2005 Elbasani u shpall nënkampion dhe në sezonin 2005-2006 Kampion i Shqipërisë. Ndërkohë që pas 2008 Elbasani nuk ka patur më shkëlqimin e dikurshëm megjithë investimet e kryera në klubin e Verdh e Bluve. Arben Laze së bashku me bashkëfinancuesin Gentian Çërraga bënë historinë duke investuar në klubin e futbollit të Elbasanit si askush tjeter gjatë dy dekadave të fundit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here