Mandia: Arbitrazhet për 5 çështje shkojnë deri në 390 mln euro

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristja Ledina Mandia u shpreh se arbitrazhet kundër shtetit shqiptar për 5 çështje shkojnë deri në 390 mln euro.

Sipas saj, shteti ynë ka fituar vetëm 10 mln euro nga paditë dhe shtoi se nëse qeveria do të ishte e kujdesshme nuk do të kishte penalitete me çështjen “Beccheti”.

Mandia: Arbitrazhet për 5 çështje shkojnë deri në 390 mln euro. Shteti ka fituar vetëm 10 mln euro nga paditë. Beketi nuk është e vetmja çështje. Ky fenomen ka ekzistuar dhe më parë. Nuk bëhet transparencë me rrugën që ndiqet për këto çështje.

Nëse qeveria do të ishte e kujdesshme nuk do të kishim penalitete me çështjen “Beccheti”.  Përveç gjobave edhe kostot për avokatët që ka punësuar qeveria janë shumë të larta. Rastet e arbitrazhit janë korrekte, nuk mund të flitet për korrupsion. Qeveria nuk ka qenë korrekte dhe transparente me publikun.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko