Nedim Bajrami shënon që në ndeshjen e parë të vitit për ekipin e tij Empoli. Mesfushori me tipare sulmuese u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa i shënoi Strakoshës.
Goli i pestë sezonal për Bajramit, që tregon edhe njëherë tjetër se jo rastësisht mbetet i kërkuar nga ekipet e tjera të Serie A. Empoli aktualisht po fiton 0-2 në “Olimpico” ndaj Lazios.