Njerëz të armatosur brenda PD, Garo shpjegon foton e publikuar: Është marrë sot!

0
315

Drejtore e Komunikimit në Komisionin e rithemelimit të PD, Floriana Garo publikoi gjatë ditës së sotme një foto në të cilën pretendohet apo dyshohet për persona të armatosur brenda selisë së Partisë Demokratike.

E pyetur lidhur me foton në fjalë, në studion e emisionit “Opinion”, Garo tha se fotografia është siguruar nga ambjentet e brendshme të PD dhe ajo është realizuar sot.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Zonja Garo nga ka ardhur kjo foto dhe sa të sigurt jeni për autenticitetin?

Garo: Sigurisht ne nuk duam ta tregojmë se kush e ka shpërndarë foton, por mund të themi që foto ka ardhur nga brenda dhe një nga personat e atjeshëm e ka treguar foton…

Fevziu: Jeni të sigurt që janë të armatosur?

Garo: Ne shohim që janë të maskuar dhe duket që ka diçka të dyshimtë në xhep.  Është brenda selisë në dhomën e pritjes, në katin e dytë.

Fevziu: I identifikoni personat?

Garo: Jo nuk mund t’i identifikoj. Desha të theksoj që kjo foto është marr sot, sepse është aluduar që mund të jetë e viteve më parë, gjë që nuk është e vërtetë./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here