Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Vorë.
Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 dhe për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz por as materiale.
Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se shpërthimi ndodhi para portës së banesës së shtetasit me iniciale V.K.
“Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale”, thotë policia.
Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.