Belind Këlliçi: Një lider nuk izolohet. Selia e PD, është shtëpia e demokratëve, hyni pa trokitur

0
150

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka sulmuar Lulzim Bashën, për mënyrën se si po fshihet dhe izolohet nga demokratët, duke fortifikuar selinë me dyer të blinduara.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se pas datës 8 janar ‘Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët’, duke i udhëzuar ata të hyjnë pa trokitur pasi selia është shtëpia e tyre.

“Një lider nuk fshihet, nuk izolohet. Izolimi nuk ka të ardhme.

Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët. Selia është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here