Pas deklaratës për shtyp jashtë selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në kafenë përballë godinës bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD dhe drejtoreshën e Komunikimit Floriana Garo.
Berisha i është drejtuar kamarierit të lokalit me batutë, të mos u shërbejë mercenarëve të Bashës por vetëm demokratëve.
“Mos u shërbe mercenarëve të Bashës, Ky lokal i shërben vetëm demokratëve”, është shprehur Berisha.
Një ditë më parë në të njëjtin vend u ul kryetari i shkarkuar Lulzim Basha i cili konsumoi një kafe me gazetarët teksa pak metra larg tij mbështetësit e Berishës trokitën në dyert e godinës së partisë dhe pastaj u larguan.