Sekretari i Pergjithshem i LSI-se ka reaguar sot lidhur me veprimet e fundit te SPAK.
“SPAK po ecën, po tregon shenja funksionimi. Në rrugën e shtruar nga denoncimi i LSI me fakte e me prova, por rëndësi ka që po shtyn përpara. Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, që me nismat e tij brenda dhe jashtë parlamentit kërkon të mbrojë ortakët e tij në aferën e inceneratorëve, denoncimet me emra dhe shkresa zyrtare me firmë dhe vulë që LSI ka dorëzuar para drejtësisë, janë fakte të patjetërsueshme që e ka pamundësuar shpëtimin nga drejtësia, të të gjithë grupit të strukturuar kriminal.
Të kuptohemi, nuk ka ardhur ende koha për fleta lavdërimi. Sot diskutohet në Kuvend në ora 19:00 mandati i Alqit. E mbani mend Alqin??? Alqi pra që “kishte 0 lidhje” me vendimmarrjen e Inceneratoreve. Alqi që paguante babain 10 mln lekë/muaj. Vazhdon Edi, vazhdon…Po ngushtohet laku!!!”