Ish-kryeministri Berisha tha se dyert e mbyllura të godinës së partisë Demokratike do të hapen dhe paralajmëroi se betoni e blindet do t’i çohen me kamion deri pranë shtëpisë, referuar kryedemokratit Basha.
Berisha theksoi se ndërtesa e selisë blu u përket demokratëve dhe ndonje grupi terrorist apo kriminal.
Berisha: Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapën dhe selia do tu rikthehet demokratëve. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokrattë shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg të Ramës dhe pengut të tij. Cdo blind do ngarkohet në kamion dhe do i dërgohet afër shtëpisë së tij. Këtu nuk ka blind, nuk është ndërtesë e një grupi kriminal apo terrorist.
Pyetjes nëse do të ketë përplasje fizike mes demokratëve pas dhe Basha ka deklaruar se do të jetë në seli në atë orë Berisha iu përgjigj:
Se ku do të jetë peng Basha me 8 janar është punë e tij, nuk i ndërhyjmë. Ne nuk hyjmë në këtë ndërtese për të dhunuar asnjeri përveçse mercenarëve që u bëj thirrje të dalin nga ndërtesa.