Kaluan dhe natën në suitë mes puthjeve, por Einxhel vazhdon: Nuk jemi çift

0
120

Prej disa ditësh, Einxhel dhe Dj Dagz po shijojnë romancën e tyre.

Madje kaluan edhe natën e tyre të parë në suitë.

Në një bisedë gjatë mbrëmjes së kaluar Dagz e pyeti Einxhelin nëse janë çift, por nuk mori përgjigjen që priste.

Einxhel: Imagjino të kishe dalë të martën. Imagjino.

Dj Dagz: Nuk do kisha qenë me ty.

Einxhel: Po.

Dj Dagz: S’jam me ty akoma.

Einxhel: Pse?

Dj Dagz: S’jemi çift, apo jemi?

Einxhel: Jo. Banorë, banorë.

Dj Dagz: Njerëzit kur të vijë dita të martohen, do pyeten a jeni gati të jeni banorë banorë?

Einxhel: Dita me u martu?!

Dj Dagz: Po.

Einxhel vazhdon të këmbëngul se lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte brenda shtëpisë.

Ajo i ka treguar Monikës se kishte gjithnjë besimin se gjërat i kishte në kontroll por nuk rezultoi kështu.

“Dagzi më bën të ndihem mirë, gjithnjë më ka bërë të ndihem mirë. Por prap them se kjo gjë nuk duhet të ndodhte këtu. Kisha shumë besim se gjërat i kisha në kontroll. Kjo është një pjesë e imja që nuk doj ta ndaja, jam shumë në siklet”, tha ajo.

Nga ana tjetër Monika e inkurajoi duke i thënë se jeta nuk mund të planifikohet pasi është gjithçka përveçse matematikë.

“Sa gjëra kemi menduar ne dhe na kanë dalë ndryshe. Jetës nuk i dihet, nuk bëhet dot matematikë. Mos ji e kontrolluar pasi bëhesh e bezdisshme. Nëse kjo gjëja të bën të lumtur atëherë shijoje. Vetëkontrolli jot më lodh, nëse do ta shijosh vazhdo shijoje”, i tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here