Këshilltati i CDU-së gjermane Martin Henze, ka reaguar ndaj reagimit në Tëitter të Ambasadores Amerikane Yuri Kim për protestat e sotme.
Henze ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores Kim, duke i kujtuar se ajo si person mban një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë.
Ambasador, ju si person mbani një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar në SHBA dhe Evropë për përfshirjen tuaj. Kjo është e dëmshme.
Reagimi i Juri Kim në Twitter:
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.