Për t’u rikthyer si dikur në atë që thirrej Shtëpia e Demokratëve, në selinë e PD-së që sot i ka dyert dhe dritaret të blinduara për ta, qindra demokratë janë nisur me autobusë dhe makinat e tyre për të protestuar në mbështetje të thirrjes së rithemeluesit të PD, Sali Berishës. Pas Korçës dhe Vlorës, mësohet se edhe tri degë të tjera të PD janë organizuar për të qenë në Tiranë në orën 12: Saranda, Lushnja dhe Lezha.
Po sot, nga nga Saranda drejt Tiranës janë nisur rreth 100 demokratë. Transporti i tyre është bërë me mjete private.
Gjithashtu, nga Lezha, qindra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së janë duke mbërritur në Tiranë.
Nisja është bërë nga çdo njësi administrative e Lezhës dhe është njoftuar se do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish nga kjo degë.