Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mobilizuar policinë e shtetit, të cilët janë instaluar dhe në godinën e kryeministrisë.
Fax News ka siguruar pamje nga kryeministria, ku shihen snajperistë duke hyrë në godinë.
Burime bëjnë me dije se policia nuk do të ndërhyjë në ambientet e selisë së PD-së, dhe fillimisht efektivët pritet që të vedosen në afërsi të godinës së Kuvendit, dhe në raste përplasjesh mund të ndërhyjnë.
Në hyrjen e kryeministrisë dje u vendosën pllaka metalike, edhe pse derimë tani nuk flitet për një zhvendosje të protestës nga selia e PD-së.
Ditën e sotme në orën 12:00, pritet të mbahet protesta para selisë së PD e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Duke qenë se kjo protestë u njoftua ditën e 5 janarit pasi skadoi afati i dhënë ndaj Bashës për të liruar zyrën e kreut të PD, atëherë u vendos që të veprohej në këtë mënyrë që demokratët të shkojnë në seli dhe ta nxjerrin vetë kryedemokratin.