Aksidentohet ambulanca në Rinas, lëndohet pacientja dhe pasagjerja e mjetit tjetër

0
334

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 9 janar në rrugën e Rinasit. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here