Një shqiptar ka ‘terrorizuar’ Athinën, pasi ka dalë nga ballkoni i shtëpisë së tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ephesus” në një lagje të Athinës.
Burri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur pas ngjarjes u “ngujua” në apartamentin e tij.
Por pas mobilizimit të forcave të policisë në gjithë zonën u bë i mundur arrestimi i tij.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për të hedhur dritë mbi arsyet se pse shqiptari kreu këtë veprim.