Kokalari nxjerr videon: Kurthi i Bashës që duhet ndëshkuar nga drejtësia

0
685

Aktivistja Evi Kokalari ka nxjerrë zbuluar kryetarin e shkarkuar të PD Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kokalari teksa nxjerr një video të filmuar nga deputetja Albana Vokshi, thekson se dera kryesore e PD nuk ishte e blinduar dhe të parët që hynë në ambientet e brnedshme të selisë ishin gratë deputete dhe kryetare degësh.

Ajo shton se Basha i la qëllimisht të hynin brenda, dhe më pas i sulmoi me gaz.

Kurthi i Lulzim Bashës!!

Dera kryesore e PDsë nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj. Të parët që hyn në Seli ishte nje grup i përbërë nga gratë – deputete dhe kryetare degësh – kjo me qëllim që kur ata të Bashës ti shikonin, të kuptonit që s’ka asgjë për tu trëmbur.

Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoj me gaz kur ata ishin brënda në ndërtesë.

Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brënda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë.

Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është.

Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale.

Video është filmuar nga Albana Vokshi”, shkruan Kokalari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here