Ndryshimne totale në kabinetin qeveritar, këta janë 7 ministrat e rinj që vendosen sot nga LSDM

0
114

Organet e larta partiake të LSDM sot vendosin për emrat e ministrave në Qeverinë e re që do të kryesohet nga Dimitar Kovaçevski.

Sipas portalit “Lokalno”, pozita e zëvendëskryeministrit  kundër korrupsionit do t’i kalojë ish-deputetes së LSDM-së, Sllavica Grkovska, ndërsa Ljupço Nikolovski do të shkojë në bujqësi.

Në postin e ministres së Kulturës do të jetë nënkryetarja e LSDM-së, Bisera Stojçevska, ndërsa  Ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga deputetja Slavjanka Petrova, përcjell INA.

Ministër i ri i drejtësisë do të jetë  profesori në Fakultetin Juridik, Nikolla Tupançeski, i cili do të zëvendësoj  Bojan Mariçiqin. Ky i fundit shkon në postin e zvkryeministrit për eurointegrime.

Do të ndrrohet edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, ku në vend të  Jagoda Shahpaskës vjen Jovana Trençevska, e cila tani është drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Ndërsa sipas informacioneve nga LSDM,  në MPB si ministër mbetet Oliver Spasovski, po ashtu edhe Bllagoj Boçvarsmi si ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Përbërja e re sonte duhet të marrë dritën jeshile edhe nga organet e larta të LSDM-së. Plani është që propozimi i kabinetit të hyjë nesër në Kuvend bashkë me programin.

Dimitar Kovaçevski, pas marrjes së mandatit nga kreu i shtetit, tha se planifikon ta propozojë qeverinë rreth datave 10-11 janar, gjegjësisht në një periudhë më të shkurtër se sa parashikohet me Kushtetutë.  Tre ministra të rinj pritet të jenë nga Alternativa: Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Aliti në ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe Xhemail Çupi si ministër pa resor përgjegjës për diasporën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here