Një sulm i armatosur ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj thote se bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje e castit.
“Bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ku në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren dy persona janë përleshur, derisa njëri ka shtënë me armë zjarri tek tjetri dhe e ka goditur në këmbë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.