Skandali me nxjerrjen e pagave, shfryhet dosja e prokurorisë, lirohen nga burgu 4 të arrestuarit

0
151

Katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave do hetohen me masa të buta sigurie. Gjykata e Tiranës ka shfryrë hetimet e prokurorisë, duke liruar 4 të arrestuarit që zbuluan pagat e mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Për Eni Qirjakon specialisten e IT-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila i kaloi të dhënat kolegut të saj gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje “.

Ndërsa për kolegun e saj “Andi Agaraj gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy përmbaruesit  Klodian Sota dhe Endri Ikonomi  gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Hetimet nxorrën në pah, se të dhënat e qytatërëve shqipatarë dolën në pah vetëm për 20-30 mijë lekë.

Referuar dosjes hetimore rezulton, rezulton se të dhënat e administruara nga Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy personat e punësuar në subjekte private që kanë blerë të dhënat, i kanë marrë këto kundrejt shumave nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë përmes hardiskeve të jashtme të cilat janë vënë në dispozicion nga Andi Agaraj.

Në dosjen hetimore që Fax news e disponon, thuhet se specialistja e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako i ka dërguar specialistit të IT-së, Andi Agarajt të dhënat që lidhen me pagat e shqiptarëve përmes e-mail-it.

Transferimi i të dhënave është bërë në intervale të ndryshme kohore, nga tetori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021. Qirjako është bërë pjesë e Tatimeve prej 20 korrikut 2020, ndërsa Agaraj që prej vitit 2013.

Më tej në dosje thuhet se pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT-së Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt.

Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën ku i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.

Vendimi i Gjykatës:

Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here