Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të kryesisë së shkarkuar të PD për ta përjashtuar nga PD. “Shoqata mund të nxjerrë njoftime në media për këdo që ka nevojë për rregullime e ndërrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh, bunkeresh por jo në emër të PD”, shkruan deputeti demokrat në postimin e tij.
Shoqata e bravave të bunkerit Alkatrazit paska njoftuar avancim me fushatën e përjashtimeve…
Por shoqata nuk përfaqëson demokratët e as Partinë Demokratike. Demokratët me datë 11 dhjetor 2021 kanë miratuar në Kuvendin Kombëtar ngritjen e Komisionit të Përkoheshëm të Rithemelimit të PD që i përfaqëson ata në çdo vendimarrje.
Shoqata mund të nxjerrë njoftime në media për kedo që ka nevojë për rregullime e ndërrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh, bunkeresh por jo në emër të PD.
© SYRI.net