“Veshim qese në këmbë për të kaluar rrugën e amortizuar”, banorët e Tiranës: Jemi 100 metra larg ambasadave dhe askush nuk ndërhyn për ta rregulluar

0
210

Banorët e Njësisë numër 2 në Tiranë kanë dalë ditën e sotme në protestë për rrugën e amortizuar pranë banesave të tyre. Rruga është në gjendje të mjerueshme edhe si shkak i rrëshqitjes së dherave duke bërë që qarkullimi të jetë pothuajse një “mision i pamundur”.
Ata janë shprehur se edhe fëmijët të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë detyrohen të veshin qese plastike në mënyrë që të mbrohen nga baltat e shumta që krijohen si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe amrotizimit të skajshëm të kësaj rruge.

Sa i përket investimeve, lënë për të dëshiruar deri në pikën ku banorët thonë se do të detyrohen të investojnë personalisht në shtrimin e rrugës duke qenë se pushteti vendor nuk po interesohet për problemin e tyre.

Banorët flasin për Fax News: Jemi që me 10 shkurt të vitit të kaluar e deri tani ju e shihni vetë sesi bie dheu në rrugë cdo ditë. Fëmijët veshin qese në këmbë për të shkuar në këmbë. Makinat mund të na i ndalojë bashkia e të na gjobisë se thotë i kanë gomat pis. Ju kërkojmë zyrtarëve të bashkisë që të vijnë dhe ta shohin. Nëse inxhinierat thonë se ka rrëshqitje dheu atëherë të na rregullojnë rrugën. Se kudo të shkosh i ke srrugët të shtruara me pllaka trotuari. Të vijnë të na shohin se është turp, jemi 100 metra larg ambasadave.

Thonë se nuk vijnë dot të ndërhyjnë se dëmtojnë shtëpitë që ndodhen sipër rrugës. Nuk kanë specialist, rrinë gjithë ditën aty para kompjuterit.

Jemi të detyruar të marrim vetë fadromat me lekët tona t’i paguajmë sepse nuk ka shtet, se ndryshe nuk do ishte nevoja ta bënim këtë gjë. Vetëm kanë ardhur këtu i kanë filmuar dhe kanë ikur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here